Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Kam 3 familje”, këshilltari socialist zbulon si i gjeti prindërit biologjik: Jam njeriu më me fat në botë
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, nga radhët e PS, Alfred Muharremi ka rrëfyer jetën e tij të vështirë, si i rritur jetim në fshatin SOS dhe sesi ia ka dalë të gjejë prindërit e tij biologjikë dhe të ndërtojë një raport të afërt me ta. Ai u shpreh se ndihet njeriu më me fat në botë, pavarësisht viteve të vështira që ka kaluar pa ngrohtësinë e dorës prindërore. “Unë sot jam babai i një fëmije. Sot unë kam gjetur prindërit e mi biologjikë. Unë sot vazhdoj dhe e citoj në gjithë shoqërinë e të gjithë komunitetin që jam njeriu më me fat në botë, pasi unë kam tre familje. Është ajo familja ime e fatit, pra motrat dhe vëllezërit e mi që për shkak...