Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
113-Vjetori i Pavarësisë, Vlora vishet kuqezi! Kthehet në “kryeqytetin” e shqiptarisë
Qyteti i Vlorës është mbushur me atmosferën e Festës së Pavarësisë, ku çdo cep i qytetit rrezaton muzikë, gjallëri dhe energji. Vlora, qyteti ku u ngrit flamuri për herë të parë, sot është epiqendra e krenarisë shqiptare. Ngjyrat e flamurit kuq e zi kanë pushtuar bulevardin “Ismail Qemali” dhe sheshet kryesore, duke e veshur qytetin me simbolet kombëtare. Me gjallëri, dashuri për traditën dhe respekt për historinë, qyteti i Pavarësisë po dëshmon se kujtesa kombëtare nuk shuhet, por përcillet brez pas brezi, duke e bërë festën një përjetim të përbashkët për të gjithë shqiptarët. Flamuj të mëdhenj valëviten në ndërtesa, rrugët janë stolisur me dekorime kuq e zi, ndërsa dy flamuj gjigand janë vendosur në godinën shumëkatëshe të qendrës së re multifunksionale, duke i dhënë...