Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Xhaferri: Ne si opozitë nuk kemi as akses, as ndikim te Gjykata Kushtetuese
Deputeti demokarat Besart Xhaferri i ftuar në sudion e QUO VADIS në Vizion Plus tha se opozita nuk ka as akses dhe as ndikim te Gjykata Kushtetuese. Por, siç shtoi ai, shpreson që Gjykata të mbajë në fuqi pezullimin nga detyra për të mos lejuar manipulimin apo zhdukjen e provave. Sipas tij, objektivi i opozitës nuk është vetëm të merret me individë të veçantë, por të adresojë kreun e asaj që e cilëson si një sistem tërësisht korruptiv. “Qytetarët shqiptarë kanë parë dhe një transparencë se si bëhen garat në Shqipëri, të cilat bëhen komplet të ndërhyra dhe të dirigjuara. Le të themi vetëm aq përgjime sa janë kapur. Pastaj, se si qëndrojmë ne për Gjykatën Kushtetuese, ne besoj se nuk kemi as akses, as...