Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Bushati: Rama po mbron Ballukun. Po kërkon ‘gjilpërën në kashtë’ për të fshehur skandalin e tenderëve
Analisti Andi Bushati, duke folur për pezullimin e Belinda Ballukut dhe çështjen që pritet të shqyrtojë Gjykata Kushtetuese, deklaroi se kryeministri Rama po kërkon “gjilpërën në kashtë” me pretendimet se po i rrëmbehen kompetencat. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ai u shpreh se gjithë debati i ngritur nga qeveria nuk ka të bëjë me drejtësinë, por me përpjekjen për të mbrojtur një ministre të dyshuar për manipulim tenderësh, ndërsa publikut i shitet ideja e një “grushti shteti”. Bushati theksoi se, në vend që të diskutohet fakti nëse ka prova apo jo për manipulimin e tenderëve ku mesazhet e publikuara tregojnë një skemë të plotë nga fillimi në fund qeveria kërkon të zhvendosë vëmendjen te Kushtetuta dhe imunitetet. Sipas tij, SPAK është detyruar të gjejë...