Pezullimi i Ballukut/ Dyrnjaja: SPAK gaboi, hera e parë që Gjykata Kushtetuese vihet në sprovë të tillë…

Pezullimi i Ballukut/ Dyrnjaja: SPAK gaboi, hera e parë që Gjykata Kushtetuese vihet në sprovë të tillë…

Analisti Denis Dyrnjaja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kërkesën që kryeministri ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për heqjen e pezullimit ndaj Ballukut. Dyrnjaja tha se kjo është hera e parë që GJK vihet në një sprovë të tillë, ndërkohqë që shtoi se SPAK duhet t’i ishte drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Ballukut dhe jo ta pezullonte. Biseda:  Denis Dyrnjaja: Që nga viti 1998, kjo është hera e parë që vihet në sprovë GJK, për interpretime të këtij niveli, të kësaj kategorie. Për analogji, do të ngritja një pikëpyejte si SPAK veproi me dy standard për Veliajn. Jemi para faktit, prishen apo jo provat? Pse SPAK nuk kërkoi pezullimin nga detyra të Veliajt? U lejua ai të vijonte...