Përgatitet ligji për kriptovalutat/ AMF dhe BSH priten të japin autorizimin, ndalohen manipulimet dhe abuzimet

Përgatitet ligji për kriptovalutat/ AMF dhe BSH priten të japin autorizimin, ndalohen manipulimet dhe abuzimet

Qeveria ka depozituar projektligjin e ri “Për tregjet e kripto-aseteve”, një nismë që synon të rregullojë për herë të parë veprimtarinë e bursave, platformave dhe ofruesve të shërbimeve të aseteve virtuale. Drafti vjen si përgjigje ndaj rritjes së përdorimit të kriptomonedhave në vend dhe kërkesës për rregulla që mbrojnë investitorët dhe garantojnë transparencë. “Projektligji ka si qëllim të rregullojë subjektet dhe veprimtaritë që lidhen me emetimin e kripto-aseteve dhe tokenave të parasë elektronike si dhe veprimtaritë e ndërmjetësimit të kripto-aseteve të tilla si operimi i një platforme tregtie, këmbimi, kujdestaria, marrja dhe transmetimi i urdhrave, ekzekutimi i urdhrave, hedhja në treg, transferta, këshillimi dhe administrimi i një portofoli kripto-asetesh”, ka deklaruar Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit. Projektligji përcakton licencimin e detyrueshëm për të gjitha platformat...