Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Operacioni antidrogë i SPAK me autoritetet italiane/ Emrat e të arrestuarve në Shqipëri, pjesë e klanit që trafikoi 1.3 ton kokainë
Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj janë të arrestuarit nga policia e shtetit shqiptar pas masës arrest në burg të lëshuar nga Gjykata e Breshias për goditjen e klanit shqiptar që besohet se në harkun e 5 viteve ka trafikuar drejt Italisë të paktën 1.3 tonë kokainë. Ndërkohë, me vendim të Gjykatës së Posaçme në Shqipëri u arrestua edhe oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se kishte lidhje me klanet shqiptare të trafikut të drogës. Ai dyshohet se gjatë kohës që ushtronte detyrën tek Forcat Operacionale ka dekonspiruar hetimet. Burimet për mediat thanë se është arrestuar në ambientet e Akademisë së Sugurisë, ku prej kohësh zhvillon një kurs.