Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
EUROPA LEAGUE, 45′ e para: Roma, Aston Villa dhe Porto bëjnë detyrën. Arbër Hoxha dhe Dinamo e tij po munden në Francë
Janë mbyllur pjesët e para në takimet e para për sot për Europa League. Roma po fiton 1-0 ndaj danezëve të Midtjylland, në “Olimpico”. Verdhekuqtë gjetën golin që në minutën e 7-të me Neil El Aynaoui, i cili shënoi me një gjysmë-kthesë. Në “Dragao”, Porto po fiton 2-0 ndaj Nice. Për portugezët shënoi Gabri Veiga që në sekondën e 19-të dhe më pas dyfishoi shifrat në minutën e 33-të. Në “Villa Park”, Aston Villa po fiton 2-0 ndaj Young Boys. Fillimisht vendasit gjetën avantazhin me golin me kokë të Donyell Malen në minutën e 27-të, i cili po ashtu dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë. Lille është duke fituar 2-0 ndaj Dinamo Zagrebit të Arbër Hoxhës, për francezët shënuan Felix Correia 21′ dhe...