Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Eliminatoret e Botërorit 2029/ Kombëtarja e basketbollit humbet në debutimin ndaj Sllovakisë
27 Nëntor 2025 20:11 Telesport Ka nisur me humbje aventura e kombëtares së meshkujve në basketboll, që në takimin e parë të fazës para-eliminatore të Botërorit 2029 (Grupi C), u mund 73-63 nga Sllovakia jashtë fushe. Një ndeshje që në përgjithësi u komandua nga vendasit, që e merituan fitoren. Edhe pse kuqezinjtë e nisën më mirë ndeshjen, duke udhëhequr 23-19 pas periodës së parë, janë vendasit ata që shpejt marrin komandën e lojës. Pjesa e parë e takimit përfundon 41-35 për Sllovakinë, që në cerekun e tretë administron mirë avantazhin (57-52). Gjithsesi, Shqipëria nuk ka forcën e duhur të përmbysë shifrat edhe në 10-minutëshin e fundit megjithëse përpiqet shumë. Diferenca sa vjen e bëhet më e madhe dhe vendasit, të mbështetur nga tifozët e shumtë,...