Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Mbrojtësi i Shqipërisë tremb të dyja skuadrat dhe tifozët, rrëzohet shumë keq në fushë dhe zëvendësohet direkt (video)
27 Nëntor 2025 20:13 Telesport Si rrallëherë këtë sezon, Ivan Balliu e nisi titullar sot për Rayo Vallecano-n në transfertën ndaj Slovan Bratsilava, e vlefshme për raundin e katërt në Conference League, por fati i keq duket se nuk i ndahet mbrojtësit të Shqipërisë. Në minutën e 32-të, Ivan Balliu gjatë një dyluftimi anësor me kundërshtarin rrëzohet shumë keq në fushë, duke panikosur lojtarët dhe stafet e të dy skuadrave. Menjëherë mbrojtësi shqiptar zëvenësohet dhe del nga fusha e lojës. Orët në vijim pritet të mësohet më shumë për shkallën e dëmtimit dhe sa kohë do të mungojë. Përsa i përket rezultatit të ndeshjes, Slovan Bratislava është duke fituar 2-1 momentalisht. SHIKOVIDEON