Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ekspozita ‘Besa’/ Rama: E keqa shpesh nuk është djallëzore apo e bujshme, por e zakonshme… Është thjeshtë banale
Bunk’Art 2 ka çelur sot dyert për ekspozitën ‘Besa’, një rrëfim mbi të shkuarën e errët të njerëzimit dhe popullit hebre dhe një krenari për Shqipërinë që nuk mohuan vlerat dhe traditën e nuk u dorëzuan përpara diktaturës apo totalitarizmit. I ftuar në këtë ekspozitë, kryeministri Edi Rama përmes shkrimeve të historianes dhe filozofes Hannah Arendt dhe të shkuarës së gdhendur në ‘biografinë’ e Shqipërisë, kujtoi dhe njëherë heroizmat e familjeve të shumta shqiptare, të cilët në kohën më të errët të njerëzimit, u bënë heronjtë më të mëdhenj të atyre që nazizmi kërkonte t’i zhdukte. Kryeministri Rama nderon dhe përulet përpara çdo familje shqiptare që nuk iu dorëzua frikës dhe imponimit dhe mbi të gjitha nuk turpëroi Shqipërinë në kohën kur e gjithë Evropa hoqi dorë nga gjykimi duke i hapur rrugë...