Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tregu i sigurimeve rritet me 10,5%, dominon sigurimi i pasurisë dhe nga aksidentet
Tregu i sigurimeve njohu rritje të konsiderueshme gjatë periudhës janar-tetor. Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat nga primet e shkruara bruto arritën 22.397 milionë lekë, një rritje prej 10,53% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo rritje pasqyron një zgjerim të tregut dhe një rritje të kërkesës për produkte sigurimesh.Gjatë këtij periudhe, numri i kontratave të lidhura është rritur me 5,12%, duke arritur në 1.384.414 kontrata. Sigurimet e Jo-Jetës mbeten dominueset në treg, duke përfaqësuar 91,65% të totalit të primeve të shkruara, ndërsa sigurimet e Jetës përbëjnë vetëm 8,32%. Ky raport tregon se tregu i sigurimeve në Shqipëri është ende i orientuar kryesisht drejt produkteve që ofrojnë mbrojtje për pasuritë dhe aksidentet, sesa për sigurimet afatgjata të jetës. Në segmentin...