Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Müller lavdëron talentin Karl, por i jep një paralajmërim
27 Nëntor 2025 19:01 Telesport Thomas Müller është i mahnitur nga Lennart Karl, talenti 18-vjeçar i Bayern, i cili po dëshmon cilësi të jashtëzakonshme në kampionatin gjerman dhe në Champions League (dy gola në po kaq ndeshje). Megjithatë, ish-kampioni i botës i ka dhënë një këshillë mesfushorit ofensiv. “Karl po luan me një energji shpërthyese, duke shënuar gola dhe duke luajtur në ndeshje të rëndësishme. E dalloj që ai e shijon lojën dhe kërkon të përmirësohet. Gjithsesi, duhet të fokusohet te sporti dhe të mos shpërqendrohet nga mjedisi rrethues”, ka deklaruar Müller.