Lazio i bën sërish dalje Hysajt, shqiptari mbetet jashtë Serie A

Lazio i bën sërish dalje Hysajt, shqiptari mbetet jashtë Serie A

27 Nëntor 2025 19:02 Telesport Nëse te Shqipëria ka treguar një super nivel në kualifikueset e fundit, Elseid Hysaj nuk po kalon momente aspak të mira te Lazio. Së fundmi, klubi bardhekaltër ka habitur jo pak duke vendosur të largojë shkodranin nga lista e lojtarëve të federuar për në Serie A dhe në vend të tij të regjistrojë mesfushorin, Fisayo Dele-Bashiru. “Lazio bën me dije se Fisayo Dele-Bashiru është përfshirë në listën e lojtarëve të federuar në Lega Serie A për të zëvendësuar Elseid Hysaj”, thuhet në njoftimin e klubit bardhekaltër. Në këtë mënyrë, Hysaj mund të aktivizohet tani vetëm në ndeshjet e Kupës së Italisë, deri në njoftim të dytë.