Shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët nis më 1 dhjetor/ Kreu i ISSH jep lajmin e mirë: Përfitojnë edhe ata që..(VIDEO)

Shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët nis më 1 dhjetor/ Kreu i ISSH jep lajmin e mirë: Përfitojnë edhe ata që..(VIDEO)

Shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët do të nisë zyrtarisht më 1 dhjetor 2025, paralelisht me pagesat mujore të pensioneve. Lajmi u konfirmua nga drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në Klan News me gazetaren Enita Mema, vetëm një ditë pasi Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për bonusin festiv.  “Shpërndarja e bonusit do të fillojë bashkë me pagesat e fillimit të muajit dhjetor. Praktikisht dhe teorikisht do të fillojë në 1 dhjetor. Edhe pse dita e hënë është pushim, ne kemi rënë dakord me Postën Shqiptare që edhe dita e hënë do të jetë ditë pune, që do të thotë se pensionistët të paraqiten që në orën 08:00 për të tërhequr këstin mujor bashkë me bonusin e fundvitit”, tha Hado.  Ai bëri me dije se tashmë ka filluar puna në ISSH për gjenerimin e faturave...