Patrulla në Polici, pezullohen për “besueshmëri” shumë të rinj që u shpallën fitues pas konkursit

Patrulla në Polici, pezullohen për “besueshmëri” shumë të rinj që u shpallën fitues pas konkursit

Më datë 21 nëntor, Policia e Shtetit në faqen zyrtare publikoi listën me fituesit e konkursit të aplikantëve që do të ndjekin Kolegjin Profesional të Formimit Policor për Patrullë të Përgjithshme.  Nga 645 aplikantë sipas kuotave të përcaktuar vetëm 300 prej tyre do të shpallen fitues, sipas rënditjes së pikëve. Renditja u bë sipas rezultatit në rend zbritës për aplikantët që kanë marrë pjesë në të gjitha fazat e konkurrimit dhe janë vlerësuar me të paktën 50% të pikëve totale në çdo fazë testimi, shkruan A2.  Por, disa prej aplikantëve të cilët janë renditur te lista fituese e bërë publike nga Policia në faqen zyrtare, një ditë më parë janë telefonuar nga komisioni duke i lajmëruar që janë pezulluar dhe duke mos i dhënë asnjë...