Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Takim me Erdogan, Papa zgjedh Turqinë për vizitën e parë jashtë Vatikanit
Papa Leon i 14-të po viziton Turqinë, në udhëtimin e parë jashtë Vatikanit. Ati i shenjtë do të shënojë një përvjetor historik të krishterë, përpara se të shkojë në Liban, disa ditë pas sulmeve ajrore izraelite në kryeqytetin e tij, Bejrut. Papa e përmblodhi mesazhin e udhëtimit të tij duke thënë se “të gjithë burrat, gratë mund të jenë vërtet vëllezër dhe motra, pavarësisht dallimeve, pavarësisht feve të ndryshme, pavarësisht besimeve të ndryshme”. Papa Leon zhvilloi një takim dypalësh me Presidentin turk Tayyip Erdogan. Ky i fundit vlerësoi tej mase qëndrimin e kreut të Vatikanit për çështjen e Palestinës. Më herët, Papa Leon i 14-të vendosi një kurorë me lule në Anitkabir, në monumentin e themeluesit të Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturk.