Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Rritet numri i viktimave nga zjarri në Hong Kong, rreth 300 persona rezultojnë të zhdukur
Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu pallatin shumëkatësh ditën e djeshme në Hong Kong ka shkuar në 75, raporton AP. Autoritetet bëjnë me dije se gati 300 persona janë ende të zhdukur, ndërkohë 3 persona nga një kompani ndërtimi janë arrestuar. “Ekipet e shpëtimit po luftojnë me temperaturat e larta dhe po shkojnë me kujdes kat më kat, duke kërkuar me kujdes dhe duke synuar të shpëtojnë njerëzit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Ëong Ka-wing, zëvendësdrejtor i shërbimeve të zjarrfikësve. “(Ne) nuk e përjashtojmë mundësinë e shpëtimit të më shumë personave të plagosur”, shtoi ai./vizionplus.tv