Britania vendos taksë të re për studentët e huaj

Britania vendos taksë të re për studentët e huaj

Qeveria britanike ka njoftuar një paketë të re tatimore që preket drejtpërdrejt edhe studentët ndërkombëtarë, përfshirë shqiptarët që studiojnë në universitetet britanike. Masa, pjesë e buxhetit të prezantuar nga Kancelarja e Thesarit Rachel Reeves, parashikon vendosjen e një tarife fikse vjetore prej 925 paund për çdo student ndërkombëtar, duke hyrë në fuqi nga 1 gushti 2028. Në vend të tarifës fillestare prej 6% mbi tarifat e shkollimit, qeveria ka zgjedhur një shumë fikse, ndërsa universitetet do të përjashtohen vetëm për 220 studentët e parë çdo vit për të mbrojtur institucionet më të vogla. Sipas parashikimeve, masa do të sjellë rreth 445 milionë paund në vitin e parë dhe deri në 480 milionë paund në vitet e ardhshme, megjithëse universitetet mund të përballen me humbje neto...