Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Plani amerikan mund të jetë baza për marrëveshjet e ardhshme”, Putin: Abu Dhabi është caktuar vendtakim për negociata me ukrainasit
Vladimir Putin iu tha gazetarëve se Rusia në përgjithësi pajtohet që lista e pikave të SHBA-së mbi Ukrainën mund të formojë bazën për marrëveshjet e ardhshme. “Ne duhet ta diskutojmë seriozisht dhe fjalë për fjalë planin e paqes për Ukrainën. Njohja e sovranitetit rus mbi Krimenë dhe Donbasin duhet të jetë një nga pikat kryesore në negociatat me Shtetet e Bashkuara”, theksoi Putin, duke përsëritur skepticizmin e tij në lidhje me qeverinë ukrainase. “Rusia dëshiron të arrijë një marrëveshje me Ukrainën, por kjo aktualisht është ligjërisht e pamundur”, tha presidenti rus, duke shtuar se vendi i tij, ndryshe nga Ukraina, mbajti zgjedhje në kohë lufte. Presidenti rus tha se vendi i tij ishte gati të negocionte me Evropën për garanci sigurie dhe e bëri të...