Aktivitet i shtuar ushtarak në zonë, Venezuela ndalon uljen e gjashtë linjave ajrore ndërkombëtare

Aktivitet i shtuar ushtarak në zonë, Venezuela ndalon uljen e gjashtë linjave ajrore ndërkombëtare

Venezuela u ka ndaluar gjashtë linjave ajrore të mëdha ndërkombëtare të ulen në territorin e saj, pasi ato nuk përmbushën afatin 48-orësh për të rifilluar fluturimet drejt vendit. Kompanitë ajrore kishin pezulluar përkohësisht itineraret për në kryeqytetin Karakas, pas paralajmërimeve të SHBA-së për “aktivitet të shtuar ushtarak” në zonë. Për shkak të kësaj situate, qeveria venezueliane u vendosi transportuesve një ultimatum, i cili skadoi të mërkurën. Ndërsa disa linja ajrore më të vogla vijojnë fluturimet drejt Venezuelës, mijëra pasagjerë janë prekur nga kjo masë. Sipas BBC, autoritetet amerikane kanë dislokuar një forcë të madhe detare pranë brigjeve të Venezuelës, të cilën e justifikojnë si operacion kundër trafikut të drogës. Megjithatë, udhëheqja venezueliane e ka denoncuar këtë veprim si një përpjekje për rrëzimin e presidentit Nicolás...