Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Mund të arratiset”/ Gjykata Supreme e Spanjës lë në paraburgim ish-ministrin pas akuzave për korrupsion, rrezikon 24 vite dënim
Gjykata Supreme e Spanjës urdhëroi paraburgimin për ish-ministrin e Transportit, José Luis Ábalos, i cili është i përfshirë në një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit që trondit qeverinë e majtë të kryeministrit Pedro Sánchez. Sipas një vendimi të raportuar nga Reuters, gjykata tha se Ábalos, i cili ka qenë gjithashtu një figurë e lartë në Partinë Socialiste në pushtet, duhet të mbahet në paraburgim për shkak të rrezikut të mundshëm të arratisjes. Javën e kaluar, prokurorët antikorrupsion kërkuan 24 vjet burg për të. Ábalos akuzohet, së bashku me ish-ndihmësin e tij Koldo García dhe një biznesmen, për manipulim të kontratave publike për furnizime mjekësore, përfshirë maska mbrojtëse, gjatë pandemisë COVID-19, kur ai ishte pjesë e kabinetit qeveritar, ndërsa të dy, Ábalos dhe García,...