Festat e nëntorit, Begaj takim me përfaqësuesit e Diasporës

Festat e nëntorit, Begaj takim me përfaqësuesit e Diasporës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot një grup aktivistësh të Diasporës të ardhur nga 11 shtete të ndryshme të SHBA-ve, përfaqësues të organizatave GERMIN dhe Global Albanians Foundation (GAF). Ky takim, i zhvilluar në prag të festave të nëntorit, mbart një simbolikë domethënëse për forcimin e lidhjeve me Diasporën, roli i së cilës është pjesë e rëndësishme e agjendës së Kreut të Shtetit. Ndërsa ndau me pjesëmarrësit impresionet nga takimet e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, të cilët i ka takuar gjatë vizitave zyrtare, Presidenti Begaj vlerësoi veprimtarinë e përbashkët të tyre për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit dhe lidhjen me origjinën. Kreu i Shtetit rikonfirmoi edhe në këtë takim qëndrimin e  tij se Diaspora mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme të kombit...