Trafik kokaine nga Amerika e Jugut/ Nga 6 masa sigurie, vetëm 3 u arrestuan në Shqipëri (EMRAT)

Trafik kokaine nga Amerika e Jugut/ Nga 6 masa sigurie, vetëm 3 u arrestuan në Shqipëri (EMRAT)

Zbulohen emrat e 3 të arrestuarve në Shqipëri në kuadër të goditjes së grupit kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar droge nga Amerika e Jugut në Europë. Suksesi i këtij hetimi është totalisht i prokurorisë së Breshias që ka ndjekur rastin për disa vite me radhë. Ndërsa SPAK sot ka ekzekutuar vetëm nga 3 nga 6 masat e sigurimit “arrest në burg” që u kanë sjellë italianët në dorë. Sipas SPAK, nga 24 personat me masa sigurie, 6 gjendeshin në Shqipëri dhe 3 prej tyre janë arrestuar. Të arrestuarit janë Asti Llupi, Erald Salla Altin Shehaj. Po ashtu është arrestuar edhe oficeri i Policisë Gjyqësore Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se ka rrjedhur sekretet e hetimit tek trafikantët në këmbim të parave.