Analiza: Cila është e vërteta rreth afateve për fondet e huaja për Kosovën?

Analiza: Cila është e vërteta rreth afateve për fondet e huaja për Kosovën?

Me Kosovën para udhëkryqit, mes formimit të një Qeverie të re pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit apo shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, Qeveria në detyrë ishte shumë e zëshme në Kuvend, dhe tha se 19 nëntori ishte dita vendimtare për të mos i humbur fondet ndërkombëtare për vendin, në vlerë prej 200 milionë eurosh. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, folën se si disa fonde rrezikoheshin e disa mund t’iu shpërndaheshin në të ardhmen shteteve tjera. Marrëveshjet ndërkombëtare miratohen me të paktën 80 vota për, ndërsa partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), i pati 48 sosh në Kuvendin tashmë të shpërbërë. Partitë tjera të mëdha shqiptare nuk u pajtuan për t’i miratuar marrëveshjet, me arsyetimin e LVV-ja...