Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
GJKKO pranon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mund të dëgjojë audio-regjistrimet
Gjykata e Posaçme i dha akses ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që të dëgjojë audio-regjistrimet e seancave paraprake të procesit ndaj tij.Kërkesa e Beqajt u pranua këtë të enjte gjatë seancës gjyqësore në GJKKO. Shkalla e parë i vuri në dispozicion ish-ministrit një nga sallat e Apelit të Posaçëm, si dhe administratën e gjykatës, në mënyrë që ai të mund të dëgjojë regjistrimet. Kjo kërkesë u bë pasi mbrojtja e tij pretendon se audiot nuk përputhen me procesverbalet e zbardhura dhe se mungojnë disa elementë të rëndësishëm ndërsa seanca e radhës u caktua më 11 dhjetor.