Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai lë ambientet e SPAK pas rreth 2 orësh. U paraqit për…

Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai lë ambientet e SPAK pas rreth 2 orësh. U paraqit për…

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, u largua nga ambientet e SPAK pas rreth dy orësh qëndrimi këtë të enjte. Isai është paraqitur edhe më herët në Prokurorinë e Posaçme, ku ndaj tij po hetohet për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike. Ai akuzohet konkretisht për “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”. Bashkë me Erion Isain, janë marrë të pandehur edhe 6 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Kolonjës, të cilët po ashtu akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Një prej çështjeve për të cilat është marrë i pandehur Erion Isai ka të bëjë me ndërtimin e aksit rrugor Korçë-Ersekë. Nga hetimet e SPAK ka rezultuar...