Zjarri në Hong Kong/ Rritet bilanci i viktimave, 75 persona kanë humbur jetën, rreth 300 të tjerë ende të zhdukur 

Zjarri në Hong Kong/ Rritet bilanci i viktimave, 75 persona kanë humbur jetën, rreth 300 të tjerë ende të zhdukur 

Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu gradaçelën ditën e djeshme në Hong Kong ka shkuar në 75, sipas Reuters. Autoritetet raportojnë se gati 300 persona janë ende të zhdukur. Ndërkohë 3 persona nga një kompani ndërtimi janë arrestuar.  Sekretari i Përgjithshëm i Administratës, Eric Chan, tha se do të kryhet një “hetim gjithëpërfshirës”, duke përfshirë një hetim penal nga policia, si dhe një hetim nga Ministria lokale e Strehimit nëse materiali mbrojtës në muret e jashtme të ndërtesës përmbushte standardet e zjarrit, raporton BBC.  “Qëllimi është të përcaktohet plotësisht shkaku i zjarrit dhe të mbahen përgjegjës ata që janë përgjegjës”, tha Chan, duke vënë në dukje se rezultatet do të publikohen në faza. Ai shtoi se autoritetet lokale po shqyrtojnë një rishikim të përdorimit të skelave prej bambuje dhe zëvendësimin e tyre...