Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Britani/ Taksë të re për studentët e huaj, preken edhe ata shqiptarë
Buxheti më agresiv në vitet e fundit në Britani u njoftua të mërkurën nga qeveria Starmer, me masa të mëdha tatimore që synojnë rregullimin e financave të trazuara të vendit. Në shënjestër ishin të ardhurat, kursimet, pasuritë e paluajtshme, bastet, makinat elektrike, por edhe studentët e shumtë të huaj që kanë zgjedhur universitetet britanike, ku përfshihen edhe ata shqiptarë. Konkretisht, Kancelarja e Thesarit, Rachel Reeves, njoftoi se, në vend të idesë fillestare të një takse shtesë prej 6% mbi tarifat e studentëve ndërkombëtarë, do të vendoset një tarifë fikse vjetore prej 925 paund për student ndërkombëtar. Tarifa e re do të hyjë në fuqi që nga 1 gushti 2028. Masat përfshijnë gjithashtu ndryshime në lidhje me shlyerjen e kredive studentore, të cilat prekin të gjithë...