Ukraina sulmon rafinerinë e naftës në Rusi

Ukraina sulmon rafinerinë e naftës në Rusi

Gjatë ditës së sotme, një numër dronësh ukrainas kanë kryer një sulm të koordinuar ndaj rajonit Samara në Federatën Ruse, duke goditur si shënjestër kryesore rafinerinë e naftës në Novokuibyshevsk. Autoritetet lokale raportuan se disa prej dronëve arritën të depërtonin mbrojtjen ajrore ruse dhe shkaktuan dëme në zonën industriale të rafinerisë. Ky incident shënon sulmin e tretë ndaj të njëjtës rafineri brenda vetëm dy muajsh, pasi dy goditjet e mëparshme u regjistruan më 19 tetor dhe 16 nëntor, duke vënë nën presion të vazhdueshëm kapacitetet ruse të përpunimit të naftës. Rafineria e Novokuibyshevsk, e cila operohet nga gjiganti shtetëror Rosneft, konsiderohet një element kyç i zinxhirit të prodhimit të naftës në Rusi. Ajo është ndër objektet më të rëndësishme për përpunimin e naftës së papërpunuar...