Koreja e Veriut bën rusishten lëndë të detyrueshme në shkolla, forcohet edhe më shumë bashkëpunimi mes vendeve që pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022

Koreja e Veriut bën rusishten lëndë të detyrueshme në shkolla, forcohet edhe më shumë bashkëpunimi mes vendeve që pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022

Koreja e Veriut  ka futur zyrtarisht gjuhën ruse si lëndë të detyrueshme në shkolla që nga klasa e katërt. Alexander Kozlov, ministër i Burimeve Natyrore dhe Mjedisit dhe bashkëkryetar i komisionit ndërqeveritar të Federatës Ruse dhe Koresë së Veriut, deklaroi në një takim të komisionit në Moskë se aktualisht rreth 600 persona në Korenë e Veriut studiojnë rusisht. Sipas tij, kjo e bën rusishten një nga tre gjuhët më të përhapura në vend. Sipas Politico, në Rusi, ndërkohë, 3,000 nxënës shkolle dhe 300 studentë universiteti studiojnë gjuhën koreane. Kozlov shtoi se vitin e kaluar 96 qytetarë të Koresë së Veriut u pranuan në universitete ruse, përfshirë MGIMO-n, universitetin që përgatit diplomatët. Po ashtu, 29 të tjerë u regjistruan këtë vit në kurse gjeologjie në Rusi....