Kombëtarja e vajzave udhëton sot drejt Stambollit

Kombëtarja e vajzave udhëton sot drejt Stambollit

Kombëtarja e vajzave udhëton sot drejt Stambollit për dy ndeshjet miqësore ndaj Turqisë. Skuadra ishte planifikuar të nisej pasditen e djeshme, por për shkak të anulimit të fluturimit, programi është rishikuar dhe është rezervuar një fluturim i ri për ditën e sotme. Për këtë arsye, ekipi nuk do të zhvillojë seancën stërvitore të planifikuar në Turqi. Ndeshja e parë Turqi – Shqipëri do të luhet nesër, në orën 13:00 dhe do të transmetohet live në FSHF TV.