Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Humbi dhe pastaj provokon tifozët e Arsenalit, Kimmich: Kjo nuk ishte ndeshje futbolli, kundër PSG ishte prova e vërtetë
Derbi i javët të pestë të Ligës së Kampionëve u luajt mbrëmë në Emirates, ku Arsenali priti Bayernin dhe në fund fitoi 3-1. Megjithatë, qendra e vëmendjes pas ndeshjes ishte Joshua Kimmich, i cili doli para shtypit dhe provokoi zemërimin e tifozëve të Arsenalit me atë që tha. Kimmich tha se Arsenali mori një fitore të merituar, por se nuk mund të krahasohet me mënyrën se si luan PSG. “Kundërshtari ynë më i vështirë ishte PSG pa asnjë dilemë për shkak të mënyrës së lojës së tyre. Arsenali është krejtësisht ndryshe, ata mbështeten kryesisht në ndërprerje dhe kanë shumë topa të gjatë. Kundër PSG ishte më shumë një ndeshje futbolli, dhe sonte nuk kishte shumë futboll. Kjo ishte një betejë taktike”, tha Kimmich. /Elio Hajdari-Sport...