Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
SHBA, efektivët e Gardës në gjendje të rëndë/ Trump ndalon shqyrtimin e vizave për afganët
Janë në gjendje të rëndë dy efektivët e Gardës Kombëtare të cilët ranë pre e një sulmi të armatosur në Uashington, në një zonë jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i FBI-së, Kash Patel, i cili në një konferencë shtypi ka përgënjeshtruar deklaratën e mëhershme të guvernatorit të Virxhinias Perëndimore, se dy ushtarët kishin vdekur. Ndërkohë, një sërë detajesh janë zbuluar mbi autorin e sulmit, i cili u arrestua pak momente pas ngjarjes. Ai është një emigrant afgan 29 vjeç dhe ka ardhur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2021. Sipas autoriteteve, ai jetonte në shtetin e Uashingtonit dhe dyshohet se në sulmin e kryer ndaj dy gardistëve ka vepruar i vetëm. Në të kaluarën ai kishte bashkëpunuar...