Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Në pranga 10 persona dhe u sekuestruan 1.3 ton kokainë/ SPAK reagon për operacionin antidrogë në Itali
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin e zhvilluar nga autoritetet italiane ndaj një grupi të strukturuar kriminal që trafikon lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt Europës. Hetimi i përbashkët me Prokurorinë Antimafia të Breshias dhe autoritetet zvicerane ka çuar në sekuestrimin e mbi 1.3 ton kokainë, në goditjen e disa bazave logjistike në Itali dhe arrestimin e 10 personave. Nga 24 të dyshuarit me masa sigurie të dhëna nga drejtësia italiane, 6 ndodhen në Shqipëri, ku 3 prej tyre janë arrestuar dhe 3 janë në kërkim. SPAK njofton gjithashtu se një oficer i Policisë së Shtetit është vënë nën hetim për zbulim të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Njoftimi i plotë i SPAK “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe...