Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Presidentja Osmani nis vizitën zyrtare në Shkodër, takon Kryetarin Benet Beci
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur vizitën e saj zyrtare në Shkodër, ku është pritur nga kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci. Osmani ndodhet në Shkodër në kuadër të festave të Nëntorit. Takimi u zhvillua në ambientet e Bashkisë së Shkodrës. Gjithashtu, Presidentja Osmani do të vizitojë Muzeun “Marubi”, si dhe Muzeun e Kujtesës, ku do të zhvillojë një takim të mbyllur me përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Më tej do të zhvillojë edhe një takim edhe me gratë shkodrane.