Dekorohet këngëtarja Adelina Ismajli, Osmani i dorëzon artistes në skenë medaljen presidenciale

Dekorohet këngëtarja Adelina Ismajli, Osmani i dorëzon artistes në skenë medaljen presidenciale

Këngetarja e mirënjohur Adelina Ismaili, një emër që ka lënë gjurmë në skenën muzikore shqiptare, solli një recital unik, si kurorëzim të 40 viteve të karrierës së saj. E shoqëruar nga kori i fëmijëve, në nisje të koncertit, artistja që prej katër dekadash prodhon hite të pavdekshme, solli për publikun  këngë të përzgjedhura që fëmijëria e saj. Në sallë ishte e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ndoqi nga afër recitalin e Adelinës. Osmani u ngjit në skenë për t’i dorëzuar artistes Mirënjohjen Presidenciale, si vlerësim për kontributin e saj në muzikën shqipe. Të pranishëm ishin gjithashtu personalitete të njohura të artit si edhe qytetarë, të cilët shijuan nga afër koncertin dhe vlerësuan performancën e këngëtares. Koncerti “40 vite karrierë, Guxim dhe...