Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Balla me ironi për Berishën: Të dëgjosh leksione nga “bufi SB” mbi vendimet e gjykatave, si të dëgjosh shejtanin të shpjegojë Biblën e Kuranin
“Të dëgjosh leksione nga bufi SB mbi vendimet e gjykatave, është njëlloj sikur të dëgjosh shejtanin të të shpjegojë psalmet e Biblës apo suret e Kuranit,” është ky reagimi i kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla pas deklaratës së kryedemokratit Sali Berisha, i cili publikoi një listë ministrash të vendeve të BE-së që, sipas tij janë pezulluar gjatë hetimeve penale. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të PS e akuzoi Berishën për mashtrim publik duke i renditur disa kundër-argumente. Sipas Ballës rastet e përmendura janë dorëheqje politike, jo pezullime nga gjykatat. “Asnjë nga këto raste nuk ka lidhje me rastin që duhet t’i japë zgjidhje Gjykata Kushtetuese në Shqipëri. Ato janë dorëheqje të natyrave dhe konteksteve të caktuara politike,...