Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“I ndjek zhvillimet politike nga qelia”/ Deputeti i PL: Meta na drejton nga atje! Është i karikuar e në gjendje pozitive
Deputeti i PL Edmond Haxhinasto, i ftuar në studion e News24 ka folur për situatën e Ilir Metës brenda qelisë, ku ai ndodhet prej më shumë se një viti. Haxhinasto u shpreh se ka komunikuar me Metën dhe e ka vizituar atë edhe në qeli, ndërsa e përshkroi gjendjen e tij si pozitive dhe të karikuar. Ai theksoi se Meta mbetet i angazhuar duke ndjekur zhvillimet politike, ndërsa izolimi sipas tij nuk ka penguar aftësinë e tij të lidershipit. “Kam komunikuar me zotin Meta, brenda mundësive të reduktuara që kemi. E kam parë edhe në dhomat e izolimit në burg. Meta është në gjendje shumë pozitive, shumë të karikuar. Di që ka një angazhim të jashtëzakonshëm për ndjekjen e zhvillimeve politike, me mendjen e tij të mprehtë bën analizat që vetëm ai di...