Rritet me 15% përpunimi i mallrave në portin e Durrësit, eksportet dominuan zgjerimin gjatë 10 muajve

Rritet me 15% përpunimi i mallrave në portin e Durrësit, eksportet dominuan zgjerimin gjatë 10 muajve

Segmenti i përpunimit të mallrave me konteinerë në Portin e Durrësit ka shënuar një performancë pozitive gjatë periudhës janar–tetor 2025. Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se janë rritur me 15% volumet e përpunimit të mallrave me konteinerë, me 189.835 konteinerë të trajtuara ose 15% më shumë se një vit më parë. Ky tregues pasqyron intensifikimin e flukseve të mallrave të konteinerizuara dhe rritjen e eficiencës së zinxhirit të furnizimit. Po kështu, kjo rritje shoqërohet edhe me një dinamikë më të fortë tregtare, ku importet janë rritur me 14% ndërsa eksportet janë ato që dominojnë me 16%, duke reflektuar një rritje progresive më solide në transportin ndërkombëtar të mallrave me konteinerë, duke e renditur kështu Portin e Durrësit në një ndër nyjet më të konsoliduara logjistike në...