Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës për tu liruar nga qelia
Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e bërë nga Ilir Meta për të rifituar lirinë. Ish presidenti ka bërë disa herë kërkesa për të dalë nga burgu por sërish ai nuk ia doli. Prej tetorit të vitit të shkuar ai është izoluar në qelin e 313-s, ndërsa është në pritje të vendimit nëse dosja e tij do të kalojë apo jo për gjykim. Ky vendim pritej të merrej sot, por në fakt u shty për në datën 5 dhjetor pasi Meta kërkoi forcimin e mbrojtjes së tij. SPAK e akuzon Metën se ka kryer korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të tyre për çështjen CEZ DIA, lobimin në SHBA dhe se nuk arrin të provojë burimin e ligjshëm për disa pagesa familjare./vizionplus.tv