PS: “Ok” reduktimit të bashkive, opozita përplaset me mazhorancën në komisionin e territoriales

PS: “Ok” reduktimit të bashkive, opozita përplaset me mazhorancën në komisionin e territoriales

Mazhoranca nuk përjashton mundësinë e reduktimit të numrit të bashkive në mënyrë që reforma administrative territoriale të jetë efektive për vitet e ardhshme. Në mbledhjen e komisionit të posaçëm, ku për herë të parë iu bashkua dhe anëtarësia e Partisë Demokratike, ishin socialistët ata të cilët vunë në dukje rezultatet e reformës së vitit 2015 si shembull ku duhet të bazohen për të ardhshmen. “Nuk diskutohet që duhet të reduktohet numri i bashkive në mënyrë që të ketë bashki me më shumë kompetenca, fonde por pse jo edhe më tepër shërbime për qytetarët. Por kjo mbetet për tu diskutuar në mbledhjet e ardhshme”, tha deputeti i PS Blendi Klosi. Por opozita nuk ndau të njëjtin mendim. Madje e cilësoi të dështuar, reformën territoriale të mëparshme....