Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Shembje në rrugën e Gjinarit, reshjet e shiut kanë dëmtuar rrugën që të lidh me fshatin turistik në Elbasan
Moti i keq i ditëve të fundit shkaktoi një tjetër shembje në rrugën Elbasan Gjinar pranë fshatit Dërstilë. Me gjithë kërkesat e vazhdueshme pranë ARRSH askush nuk është kujtuar për atë që cilësohet zona më e bukur turistike e Elbasanit, pjesë e modelit të zhvillimit “100 fshatrat”. Edhe pse shumë të familje të zonës janë kthyer nga emigrimi për të investuar në bujtina duke i besuar premtimeve për zhvillim turistik, Gjinari ka mbetur peng i infrastrukturës së shkatërruar rrugore. Një aferë korrupsioni bëri që rruga e inauguruar përgjysmë në vitin 2011 shumë shpejt të shkatërrohej dhe tashmë gjendja është e tillë. Edhe pse vetëm 23 km për të arritur në Gjinar tashmë të duhet më shumë se një orë. Sikur të mos mjaftonte puna e...