Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
SYRI TV/ Rreshjet e shiut shkaktojnë probleme në rrugën Kolonjë-Golem
Një investim rreth 450 mijë euro i qeverisë shqiptare, nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit në vitin 2020, premtonte se jetëgjatësia e mbrojtjes së skarpateve në hyrje të Pogradrecit, do të ishte rreth 100 vjet. Ky premtim shumë i ekzagjeruar u thye shumë shpejt, vetëm 5 vite më pas. Në ditët e fundit të nëntorit 2025, forcat policore të qytetit liqenor u detyruan të bllokojnë për shumë orë qarkullimin në atë aks rrugor, për shkak të rrezikut të rënies së gurëve nga skarpatet, si pasojë e reshjeve të shiut. SYRI TV Në qershor të vitit 2020, qeveria e Edi Ramës lëvroi një fond në shumën 43.7 milionë lekë të reja, me qëllim “Sistemim i hyrje daljes dhe stabilizimi i rrëshqitjes në hyrje të qytetit të Pogradecit”....