Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
KQZ, certifikon rezultatin e balotazhit të 9 nëntorit në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën në 18 komuna më 9 nëntor, duke i hapur rrugën marrjes së mandateve nga kryetarët e rinj në 38 komuna të Kosovës. Në rundin e parë, të mbajtur më 12 tetor, qytetarët zgjodhën kryetarët në 20 komuna të tjera. Gjatë mbledhjes, anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje deklaruan se votojnë kundër certifikimit të rezultatit për kryetar komune në Kllokot. Bazuar në dy rundet e votimit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë fituar nga shtatë komuna, Partia Demokratike e Kosovës gjashtë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë komuna dhe Lista Serbe dhjetë. Lëvizja Vetëvendosje në rundin e dytë fitoi në Mitrovicë të Jugut, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Obiliq....