Lëvizje e re në PD?/ Takimi pa kamera i figurave, nga Salianji te Alimehmeti…

Lëvizje e re në PD?/ Takimi pa kamera i figurave, nga Salianji te Alimehmeti…

Një lëvizje e re brenda Partisë Demokratike duket se po merr formë. Burime bëjnë me dije se sot, në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet, është zhvilluar një takim i rëndësishëm mes disa prej emrave më të votuar në listën e hapur apo primaret e PD-së. Ervin Salianji është shfaqur në shoqërinë e disa figurave që, ndonëse nuk u zgjodhën deputetë më 11 maj, morën numër të konsiderueshëm votash, duke i renditur ndër më të mbështeturit e bazës demokrate. Sipas burimeve, në takim me Salianjin kanë qenë: •Ilir Alimehmeti •Gentian Cela •Qani Xhafa •Aulon Kalaja •Ted Kolliku •Alma Kore •Parid Mahmutaj •Xhemajl Gjunkshi •Hysen Kadiu e një sërë emrash të tjerë. Ky grupim i ri pritet të ngjallë diskutime brenda PD-së, pasi përfaqëson një...