Kurti: Municionet e para “Made in Kosova” do të prodhohen në fund të vitit 2026

Kurti: Municionet e para “Made in Kosova” do të prodhohen në fund të vitit 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se municionet e para të fabrikës së municioneve që do të ndërtohet në Gjakovë do të prodhohen në fund të vitit 2026. Qeveria në detyrë e Kosovës më 27 nëntor miratoi kërkesën për shpronësimin e pronave të ish-kombinatit bujqësor Ereniku, për ndërtimin e zonës industriale në Jahoc të Gjakovës, ku do të ndërtohet fabrika e municioneve. “Me këtë hapim rrugë në terren ndërtimit të fabrikës së municioneve, të parës së llojit të saj në Kosovë që do t’i shërbejë ushtrisë sonë, do ta rrisë sigurinë tonë dhe do t’i ngrehë edhe më tej kapacitetet tona mbrojtëse”, tha Kurti në fillim të mbledhjes. Nëntorin e vitit të kaluar, Qeveria kishte njoftuar për nisjen e procesit për hapjen e...