‘Opozita duhet të kuptojë se s’është për rezultatin e 11 Majit’, Haxhinasto: Ja çfarë presim nga Reforma Zgjedhore

‘Opozita duhet të kuptojë se s’është për rezultatin e 11 Majit’, Haxhinasto: Ja çfarë presim nga Reforma Zgjedhore

Deputeti i Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, i ftuar në një emision televiziv, teksa foli për tryezën për Reformën Territoriale deklaroi se kjo reformë ka dështuar dhe nuk ka arritur t’i afrojë shërbimet me qytetarët, përkundrazi i ka larguar ata më shumë se në të kaluarën. Sipas tij, reformat e zhvilluara paralelisht me atë territoriale, si ajo e ujit dhe menaxhimit të mbetjeve kanë një bilanc “shumë negativ”, ndërsa skandalet e ditëve të fundit tregojnë dështimet e thella në menaxhim. Haxhinasto theksoi se korrupsioni në pushtetin vendor nuk është vetëm çështje morale, por ka kosto të drejtpërdrejtë ekonomike për qytetarët.   Ai solli në vëmendje raportin e OSBE/ODIHR-it, ku sipas tij u evidentua përdorimi i administratës publike në zgjedhje, duke e cilësuar këtë si “shkelje...