Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli
ilir meta TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për t’u liruar nga qelia, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin (GJKKO). Rekursi u depozitua nga avokati i Metes me 3 nëntor, ku kerkohej ndryshimi i masës së sigurisë “arrest me burg”. “Mospranimin e rekursit të kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj, kundër vendimit nr. 183 (87-2025-284), datë 08.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin”, thuhet në njoftim. Ndërkohë, po sot ishte parashikuar të mbahej seanca paraprake ndaj Metës, e cila u shty për në datën 5 dhjetor. Mësohet se seanca është shtyrë pasi Meta ka marrë një avokat të dytë dhe mbrojtësi ligjor do të njihet me aktet e dosjes. Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim...