“Berishizmi”, grupimi i brendshëm që kontrollon plotësisht PD”/ Alibeaj: Përfitime personale dhe marrëveshje amorale

“Berishizmi”, grupimi i brendshëm që kontrollon plotësisht PD”/ Alibeaj: Përfitime personale dhe marrëveshje amorale

Enkelejd Alibeaj nga Djathtas 1912, i ftuar në një studio televizive, bëri një analizë mbi gjendjen aktuale të Partisë Demokratike, duke theksuar se problemi nuk është më vetëm Sali Berisha, por “berishizmi”, një grupim i brendshëm që sipas tij kontrollon plotësisht PD-në dhe e ka larguar interesin publik nga prioritetet. Alibeaj deklaroi se ky grupim politik ka braktisur interesin e qytetarëve, duke u fokusuar vetëm te përfitimet personale dhe marrëveshjet amorale me pushtetin. Ai theksoi se Berisha, edhe pse humbi zgjedhjet dhe ka firmosur në statut që kryetari humbës duhet të largohet, sot mbështetet nga një rreth interesash që veprojnë për hesap të tyre. Sipas tij, “berishizmi është më i fortë se vetë Berisha”, pasi enturazhi që e rrethon funksionon vetëm për ruajtjen e karrigeve...